LPFMV, vetëm 4 ekipe me gol-averazh pozitiv

Kanë kaluar plotë 21-javë kampionat në futbollin elitar, teksa vetëm 4 skuadra mund të lëvdrohen  se kanë gol-averazhi pozitiv, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për tre skuarat e para në renditje, FC Shkupi (35+), Shkëndija (19+), Akademia Pandev (14+) dhe Renova (9+), derisa Bregallnica është skuadra e vetme që ka gol dallimin e njëjtë.

Makedonija GJ.P edhe pse është në një seri pozitive prej 5 fitoreve të njëpasjëshme, skuadra e Muharem Bajramit ende po vuan startin e dobët nën drejtimin e Aleksandar Tanevskit, dhe aktualisht ka një gol më tepër të pranuar se sa të shënuar, njëjtë sikurse edhe Struga Trim Lum, ndërkohë skuadra me gol-averazhin më të dobët, është Pelisteri (-26).

Skuadra nga Manastiri njëkohësisht është edhe skuadra që ka shënuar më së paku gola në këto 21 javë, vetëm 7 gola, ndërkohë sulmin më efikas vijon ta ketë FC Shkupi, skuadër kjo që në 21 ndeshje ka realizuar 49 gola, apo nga 2.3 gola për ndeshje. Pas FC Shkupit, pasojnë Shkëndija dhe Akademia Pandev me nga 34 gola të shënuar, ndërkohë pragun e 30 golave kanë prekur, apo kanë tejkaluar edhe Bregallnica, gjegjësisht Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

Leave a Reply