Erdon Daci feston, vitin tjetër me Vesterlon e tij do luajnë në elitën e futbollit belg

Dy javë pa përfunduar sezoni 2021/2022 në 1B Pro League, Erdon Daci me Vesterlon e tij kanë festuar rikthimin në elitën e futbollit belg, njofton “infOSport.mk”. Pavarësisht disfatës 2:1 të premtën në udhëtim nga Lommel SK, skuadra e Vesterlos ka siguruar kualifikim në Superligën belge, kjo falë edhe disfatës së RWDM nga Deinze.

Pikërisht RWDM do të jetë kundërshtari i rradhës i Vesterlos në xhiron e javës së 27-të, ndeshje kjo që Daci bashkë me shokë do ta zhvillojnë në terren vendas dhe do të  kenë festën e vërtetë bashkë me tifozët e tyre.

Në ndeshjen e javës së 26-të golin e vetëm kundër Lommes SK e realizoi zvicerani Leo Sejdu.

Ndryshe pikërisht Erdon Daci doli të jetë golashënuesi më i mirë i Vesterlos këtë edicion në 1B Pro League, me 9 gola të shënuar, ndërsa pas tij me një gol më pak renditet sllovaku Jan Bernat.

Daci falë paraqitjeve dhe golave të shënuar me fanellën e Vesterlos, së fundmi morri edhe ftesën te përfaqësuesja e Maqedonisë nga ana e seleksionuesit, Bllagoja Milevski. (infOSport.mk)

Leave a Reply