Benzema barazoi rekordin e Ronaldos!

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema vazhdon me paraqitjet e tij fantastike këtë edicion. Sulmuesi francez u regjistrua në listën e golashënuesve edhe në ndeshjen e mbrëmjes që po lëmë pas, duke ndihmuar ekipin madrilen të mund Mançester Sitin me rezultatin 3:1 dhe njëkohësisht të eliminojë nga ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 6:5.

Në këtë mënyrë Benzema arriti që të barazojë rekordin e ish bashkëlojtarit të tij, Kristiano Ronaldo, duke shënuar 10 gola në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve, njëjtë sikurse portugezi që e kishte bërë në sezonin 2016/17. Benzema madje mund të thyej këtë rekord në ndeshjen finale kundër Liverpullit, që në program është me datë 28 maj.

Përveç kësaj, Benzema ka shënuar 15 gola këtë edicion në Ligën e Kampionëve, nëse numërojmë këtu edhe golat e shënuar në fazën e grupeve. Kështu ai është vetëm 2 gola larg rekordit të Ronaldos nga sezoni i lartëpërmendur 2016/2017, kur portugezi kishte realizuar 17 gola.

Gjithashtu goli i mbrëmshëm ndaj Mançester Sitit ishte i 43-ti për Benzeman këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa njëkohësisht francezi ka edhe 14 asistime. Shifra mbresëlënëse për Karim Benzema, i cili nëse arrinë që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Realin e Madridit, me shumë gjasa do të fitojë edhe “Topin e Artë” për këtë vit.

Leave a Reply