Caktohen finalistët e Liga Europa dhe Ligës së Konferencës (VIDEO)

Janë caktuar edhe finalistët e dy kompeticioneve të fundit të UEFA-s, atë të Liga Europës dhe Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Në finalen e madhe të Liga Europës do të luajnë Ajntrahti i Frankfurtit nga Gjermania dhe Gllazgou Renxhersi skocez, ndërsa në Ligën e Konferencës, finalja përballë do të vë Romën e Hoze Murinjos dhe Fejenordin e Arne Slot.

Frankfurti edhe në ndeshjen e dytë mundi Uest Hamin anglez, edhe atë me rezultatin e njëjtë 1:0. Autorë i golit të vetëm sonte në “Dojçe Bank Park”, ishte kolumbiani Rafael Borre (26’), ndërsa me të fërshëlluar arbitri për fundin e takimit, thuajse gjithë tifozët e pranishëm në stadium u futën në fushë për të festuar këtë sukses të madh të Ajntrahtit të Frankfurtit që nuk është se bënë shumë mirë në Bundesligë.

Kundërsharë i Ajntrahtit në finalen e madhe të 18 majit do të jetë Gllazgou Renxhersi, që në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mundi Lajpcigun me rezultatin 3:1, duke eliminuar ekipin tjetër gjerman me rezultatin e përgjitshëm 3:2.

Sa i përket Ligës së Konferencës, Romës i mjaftoi goli i sulmuesit Abraham në fillimin e ndeshjes për të eliminuar Leçester Sitin, me të cilën skuadër në ndeshjen e parë në Angli kishte barazuar me shifrat 1:1.

Kundërshtarë i Romës në finalen e madhe të 25 majit do të jetë Fejenordi, skuadër kjo që sonte në “Velodrom” barazoi pa gola përballë Olimpik Marsejës, rezultat ky që i mjaftoi për të prekur finalen e madhe, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë në Holandë kishin triumfuar me shifrat 3:2. (infOSport.mk)

Leave a Reply