U tha se u përjashtua nga Lyoni për shkak të gazrave, reagon ashpër Guedes!

Mbrojtësi i Lyonit, Marcelo Guedes, është rikthyer në “Twitter” për t’iu përgjigjur me furi raportimeve se ai u largua nga klubi i tij, për shkak të lëshimit të gazrave në dhomat e zhveshjes.

Të martën, raportet e bujshme nga “L’Equipe” në Francë pretenduan se qendërmbrojtësi ishte hequr nga ekipi i parë francez, për shkak “gazrave në dhomën e zhveshjes dhe të qeshurat për këtë me shokët e skuadrës”.

Por tani Marcelo, 34 vjeç, i ka quajtur lajme të rreme këta të fundit, duke shkruar një postim në “Tëitter”: “Falë L’Equipe, pas një kohe të gjatë, më duhet të kthehem në Twitter për të mohuar të gjitha akuzat. Gazetaria në ditët e sotme është një shaka”.

Leave a Reply