UEFA zbulon emrin e arbitrit të finales së Ligës së Kampionëve

UEFA ka zbuluar emrin e arbitrit, i cili do e ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni, ku mejdanin do të ndajnë Liverpulli dhe Real Madridi.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Paris me datë 28 maj, ndërsa të njëjtën do ta drejtojë arbitri francez, Klement Turpin.

Asistentë të tij do të jenë, Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, gjithashtu nga Franca, nga i cili vend vjen edhe arbitri i katërt, Benoît Bastien si dhe ai kryesori i VAR, Jérôme Brisard, ndërsa asistentë në dhomën e VAR do të jenë francezi,

Willy Delajod, si dhe dy italianët, Massimiliano Irrati dhe Filippo Meli. (infOSport.mk)

Leave a Reply