Origi vetëm një hap larg firmës me Milanin!

Divok Origi është një hap larg transferimit te skuadra e njohur italiane e Milanit. Sulmuesi belg në fakt nuk e ka arritur numrin minimal të paraqitjeve, që nëse do të arrihej kontrata e tij do të rinovohej automatikisht me Liverpulin dhe nuk do të ishte zyrtarisht lojtar i lirë në fundin e këtij sezoni.

Marrëveshja me lojtarin është finalizuar prej disa kohësh, por për ta përmbyllur atë, duhet vetëm ndeshja përfundimtare e sezonit të Liverpulit, atë më 28 maj në finalen e madhe të Parisit ndaj Realit të Madridit.

Maldini dhe Masara prej disa muajsh kishin që punonin për profilin e belgut, 27-vjeçar, i cili është gati të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë rreth 4 milionë euro në sezon. Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Liverpulit në Premierligë, Origi është aktivizuar në total në 6 ndeshje nga ku ka shënuar dhe tre gola.

Leave a Reply