Vjen largimi i parë nga rradhët e skuadrës së Vardarit

Këtë fundjavë edhe zyrtarisht mbyllet sezoni 2025/26 në elitën e futbollit vendor, ku tashmë dihet se Vardari është shpallur kampion, duke u rikthyer në piedestal pas plotë 6 viteve.

Pikërisht te kjo skuadër ka ndodhur edhe lëvizja e parë, e që realisht nuk do të jetë e vetmja, pasi gjatë merkatos së verës pritet të ndodhin shumë ndryshime.

Pas trajnerit Goce Sedlloski, i cili të shtunën kundër Shkëndijës do të ketë ndeshjen e tij të fundit si kryetrajner i Vardarit, pjesë e kësaj skuadre nuk do të jetë edhe senegalezit, Faustin Senghor.

Ish futbollisti i FC Shkupit, skuadrës së Vardarit iu bashkua verën e vitit 2024-të, mirëpo duke mos arritur të lë gjurmë, ndërsa më së miri këtë edicion, flasin edhe të dhënat statistikore.

Vetëm 11 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në kampionat, me vetëm një asist të regjistruar, bënë që palët të ndajnë rrugët pas dy viteve bashkëpunim.

Ndryshe, Senghor me Vardarin numëron gjithsej 31 ndeshje, dhe 4 gola të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply