KB Çair 2030 shkruan historinë, elimonin Vardarin dhe siguron Superligën (VIDEO)

KB Çair 2030, i udhëhequr nga trajneri Erhan Ramadani, sonte ka shkruar historinë, teksa në ndeshjen e tretë vendimtare të fazës “play-off” për inkuadrim në Ligën e Parë, mposhti Vardarin me rezultatin 85:59, duke regjistruar kështu fitoren e dytë që ju siguron atyre pjesëmarrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Vërtetë një super arritje kjo e kësaj skuadre mjaft entuziaste, që shumë shpejtë arriti deri te suksesi, kjo falë edhe përkushtimit të drejtuesve të saj, por edhe profesionalizmit të treguar nga ana e basketbollistëve, të cilët edhe sonte në palestrën “Shaban Trstena” treguan se janë një shkallë më lartë se Vardari për momentin, duke e mundur edhe njëherë tjetër me rezultat shumë bindës.

85:59 doli të jetë rezultati përfundimtarë në takimin e sotëm, që u zhvillua para shumë spektatorëve, të cilët në fund të takimit krijuan një super atmosferë me flakadane, duke uruar në këtë mënyrë basketbollistët e Çair 2030 për fitoren e madhe ndaj Vardarit.

Kujtojmë edhe në ndeshjen e parë të fazës “play-off”, KB ÇAIR 2030 në terren vendas kishte shënuar fitore të thellë 84:56 ndaj Vardarit, skuadër kjo që fitoren e vetme ndaj skuadrës shqiptare e kishte arritur tre ditë më parë në palestrën e saj, kur kishte shënuar fitore 85:81.

Në këtë mënyrë skuadra e KB Çair bashkë me ekipin e Strumicës, që në ndeshjen tjetër gjysmëfinale eliminoi KB Shkupin, sezonin e ardhshëm do të luajnë në mesin e më të mirëve në basketbollin vendor, derisa po këto dy skuadra javën që vjen do të takohen njëra me tjetrën për të diskutuar trofeun e më të merit në Ligën e dytë për këtë edicion.

Ndërkohë në finalen e vogël do të takohen Vardari dhe KB Shkupi. (infOSport.mk)

Leave a Reply