Voska Sport barazon dhe në balotazh shkon, Vardari në ligën e dytë sërish do vallëzon

Voska Sport ka arritur qëllimin për të mos humbur në Kratovë, duke barazuar 1:1 me Sileksin dhe duke siguruar pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shqiptare nga qyteti i bukur i Ohrit në këtë mënyrë fiton të drejtën për të luajtur në ndeshjen e balotazhit të 22 majit, ku për kundërshtarë mund të ketë njërën prej skuadrave midis Tikveshit dhe Skopjes.

Është ky pa dyshim një ndër sukseset më të mëdha në historinë e skuadrës së Voska Sport, që me Nefi Useinin në krye po funksionon mjaft mirë dhe shumë shpejtë arriti që të ngjitet në majat e suksesit të futbollit vendor.

Ishte ky njëherit objektivi i ekipit të Useinit, por që si duket nuk do kënaqet me kaq, pasi dëshira e tij është që të shoh Voska Sportin e tij në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat, edhe pse me ekipin që ka dhe emrat e futbollistëve që posedon, Voska Sport shumë lehtë mund të ndodh që të sigurojë një vend në mesin e më të mirëve.

Sa i përket takimit të sotëm me Sileksin në Kratovë, ishte Riste Ilijovski që kaloi në epërsi skuadrën e Voska Sport me golin e shënuar në minutën e 51-të, ndërsa Gjorgji Tanushev në të 78-tën arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

NDESHJET TJERA – E kotë ishte fitorja 1:2 e Vardarit në Dibër përballë Korabit, skuadër kjo që vitin tjetër do të luaj në Ligën e tretë.  David Velkovski dhe Filip Petkovski shënuan golat për Vardarin që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën golin e vetëm për Korabin e realizoi shkupjani, Erkan Shaip.

Besa e Dobërdollit në ndeshjen e fundit para tifozëve të saj demoloi Kadinon me shifrat 7:2, Gostivari si mysafir mundi Veleshtën me shifrat 2:1, ndërkohë Ohrid Lihnidos në terren vendas shënoi fitore 2:0 ndaj Teteksit.

Sileksi me 66 pikë në fund u rendit në vendin e parë, duke lënë pas vetes me 59 pikë ekipin e Voska Sport, që do të luaj në balotazh, ndërkohë nga liga e dytë – perëndim do të largohen, Korabi, Veleshta dhe Kadino. (infOSport.mk)

LDFMV – Perëndim, Java 27

Sileksi 1:1 Voska Sport
Korabi 1:2 Vardari
Veleshta 1:2 Gostivari
Besa Dobërdoll 7:2 Kadino
Ohrid Lihnidos 2:0 Teteksi

Leave a Reply