4 tituj kampion, FC Shkupi barazohet me Shkëndijën dhe Rabotniçkin

FC Shkupi sot festoi titullin e parë nën këtë emër, ndërsa nëse marrim në konsideratë edhe 3 titujt e fituar me emrin Slloga Jugomagnat në fundin e viteve të 90-ta dhe fillimin e vitit 2000, atëherë skuadra nga Çairi arrinë deri tek titulli i katërt në përgjithësi, duke u barazuar në këtë mënyrë me Shkëndijën dhe Rabotniçkin, dy skuadra që gjithashtu në historikun e tyre kanë fituar nga 4 tituj kampion, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi për herë të fundit ishte shpallur kampion në vitin 2001, ndërsa dy titujt tjerë i kishte fituar në dy vitet paraprake 1999 dhe 2000.

Sa i përket Shkëndijës, skuadra nga Tetova, titullin e parë e kishte fituar në vitin 2011, për të vijuar më pas edhe në vitet 2018, 2019 dhe 2021. Ndërkohë skuadra tjetër shkupjane e Rabotniçkit, që gjithashtu numëron 4 tituj, të njëjtit i kishte fituar në vitet 2005, 2006, 2008 dhe 2014.

Skuadra me më shumë tituj kampion në futbollin vendor, është Vardari, që ka gjithsej 11-të tituj. (infOSport.mk)

Leave a Reply