Gostivari pranë transferimit të mesfushorit të Sileksit

Gostivari është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Sileksit, Bllagoja Spirkoski. Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët tashmë disa ditë janë në bisedime dhe se shumë shpejtë pritet të ndodh edhe akordi.

Spirkoski edicionin e kaluar nuk mundi të gjejë veten te skuadra e Sileksit, pjesë e së cilës është që nga vera e vitit të kaluar. Ai te skuadra nga Kratova erdhi nga rradhët e Pelisterit, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithshtu ka luajtur edhe me ekipet si Horizont Turnova, 11 Oktomvri, EuroMilku, Pobeda dhe Makedonija Gj.P.

Spirkoski numëron plotë 66 ndeshje në Ligën e Parë, ashtu që përvoja e tij me siguri se do të ndihmonte Gostivarin në edicionin e ri për të arritur objektivin, inkukadrimin në Ligën e Parë.

Kujtojmë ditë më parë, drejtuesit e Gostivarit prezantuan portierin e Rabotniçkit, Burhan Mustafa, ndërsa gjithashtu për vete edhe zyrtarisht kanë bërë sulmuesin e talentuar të Korabit, Ujkan Muça. (infOSport.mk)

Leave a Reply