Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Toshevski edhe një vit tjetër te Tirana

Ka përfunduar telenovela rreth të ardhmes së Kristijan Toshevskit, mbrojtësit të djathtë të Tiranës, i cili ka vazhduar bashkëpunimin me “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare edhe për një vit tjetër.

“infOSport.mk” një gjë të tillë njoftoi që gjatë ditës së djeshme, ndërsa gjatë ditës së sotme lajmin e kanë konfirmuar edhe tabori “bardheblu” nga Tirana, që në këtë mënyrë do të kenë në dispozicion edhe një vit tjetër njërin ndër futbollistët më standard të sezonit të kaluar.

Toshevski, edicionin që lamë pas me Tiranën u paraqit në 31 ndeshje, duke dhënë një kontribut të madh rreth titullit kampion.

Kujtojmë te Tirana, Toshevski erdhi verën e vitit 2020 nga ekipi i Vardarit, ndërsa gjatë karrierës së tij 28-vjeçari nga Tetova kishte luajtur edhe me Teteksin dhe Pelisterin. (infOSport.mk)

Leave a Reply