Gjeorgjia shokoi Maqedoninë midis Shkupit (VIDEO)

Gjeorgjia ka shokuar Maqedoninë e Veriut, duke e mposhtur me shifrat 3:0 të enjten mbrëma në Shkup. Edhe pse para ndeshjes “verdhekuqtë” besonin në një fitore tjetër përballë gjeorgjianëve, ata në fund pësuan një ndër disfatat më të rënda viteve të fundit në terren vendas.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë gjeorgjianët shënuan 3 gola.

Budu Zivzivadze në minutën e 52-të shënoi golin e parë për miqtë, ndërsa vetëm 10 minuta më pas Khvicha Kvaratskhelia shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Dimitrievskit, i cili u mposht edhe në minutën e 84-të, kur Otar Kiteishvili vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Maqedonia 0, Gjeorgjia 3.

Ishte kjo fitorja e tretë nga po aq ndeshjes për Gjeorgjinë, skuadër kjo që kryeson grupin 4 të Ligës “C” me 9 pikë të plota, derisa Maqedonia me 4 pikë renditet e dyta.

Ndeshjen e rradhës Maqedonia do ta zhvillojë tre ditë më vonë sërish në Shkup, kundër Gjibraltarit, skuadër kjo që barazoi 1:1 ndaj Bullgarisë, duke bërë befasinë më të madhe të grupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply