Çfarë po ndodh me Vardarin, 10 largime brenda një dite!

Vardari asessi të futet në binaret e duhura. Skuadra me më shumë trofe në vendin tonë edicionin e kaluar dështoi të rikthehej në mesin e më të mirëve, ndërsa me shumë turbulenca për këtë skuadër ka nisur edhe sezoni i ri, shkruan “infOSport.mk”.

Plotë 10 largime ndodhen brenda ditës së sotme te skuadra shkupjane, që këtë edicion do të drejtohet nga trajneri i ri, Boban Grnçarov, të cilit do i ndihmojnë edhe Zlatko Tanevski dhe Edin Nuredinovski.

“Kuqezinjtë” iu falënderuan plotë 10 futbollistëve, të cilët pa asnjë dëmshpërblim mund ta braktisin këtë skuadër.

Kështu ata përmes faqes zyrtare njoftuan se me futbollistët si, Darko Stojanov, Filip Petkovski, Darko Grozdanovski, Filip Iliq, Trajçe Stojkovski, Vane Jovanov, Ivan Micevski, Kristijan Kostovski, Oliver Peev dhe Nikolla Naumovski kanë përfunduar bashkëpunimin dhe se të njëjtit sezonin e ri nuk do të jenë pjesë e Vardarit.

Ndërkohë futbollisti i vetëm që deri në këto momente ka përforucar rradhët e Vardarit, është sulmuesin Simeon Hristov, i cili vjen nga rradhët e Tikveshit.

Me gjithë këto largime, me siguri se ditëve në vijim te Vardari do të zbarkojnë emra të rinj, edhe pse këtë edicion do ta ketë edhe më të vështirë për të shpresuar rikthimin në Ligën e Parë, duke pasur parasysh se sezonin e ri, Liga e Dytë do të jetë unike dhe do të përbëhet nga gjithsej 16 skuadra. (infOSport.mk)

Leave a Reply