Kundërshtarë armen për Shkëndijën në Ligën e Konferencës

Në orën 13:00, në Nyon të Zvirës u hodh edhe shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, në të cilin kompeticion Maqedonia përfaqësohet nga 3 skuadra, teksa sot kundërshtarët e tyre të raundit të parë i mësuan Shkëndija dhe Akademia Pandevi, njofton “infOSport.mk”.

Goglat si ekip rival për “kuqezinjtë” nga Tetova përcaktuan skuadrën armene të Ararat Yerevan, ndërkohë Akademia Pandev do të përballet me polakët e Lehia Gdansk.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë me 7 korrik në Shkup, ndërsa Akademia Pandev në transfertë. Ndeshjet kthyese në program janë një javë më vonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply