Bunjaku: Short pozitiv, shpresoj të kemi një verë të gjatë europiane

Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, e ku skuadra jonë kampione, FC Shkupi mësoi emrin e kundërshtarit, për “infOSport.mk” ka folur drejtori sportiv i “bardhebluve” nga Çairi, Omer Bunjaku.

Ky i fundit është i kënaqur me shortin, në të cilin goglat vendosën përballë tyre skuadrën kampione të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, duke shpresuar se këtë vit do të kenë një verë më të gjatë europiane se herave të kaluara.

“Shumë short i mirë, duke pasur parasysh se cilët kundërshtarë i kishim të mundur në grupin tonë. Mund të them se shorti na buzëqeshi, edhe pse nuk them që do e kemi të lehtë. Mbetet të jemi të fokusuar në të dyja ndeshjet, si në Shkup, ashtu edhe në transfertë, me qëllim që të kemi një verë sa më të gjatë europiane” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Drejtori Sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.

Ndeshjen e parë kundër Lincoln RED IMPS FC, skuadra e FC Shkupit do ta zhvillojë në Shkup më 5 ose 6 korrik, derisa ndeshja e kthimit në transfertë në program është me datë 12 ose 13 të po të njëjtit muaj. (infOSport.mk)

Leave a Reply