UEFA dënon Greqinë pas verpimeve skandaloze të tifozëve në ndeshjen ndaj Kosovës

UEFA e ka dënuar Federatën e futbollit grek pas ngjarjeve skandaloze në ndeshjen ndaj Kosovës.

Tifozët vendas sulmuan me gjësende të ndryshme “Dardanët”, kishte provokime të mëdha, vendosje laseri si dhe futje të tifozëve në fushë.

UEFA e dënoi Greqinë me një shumë prej 31.750 euro, duke detajuar pikat dhe arsyet e dënimit.

Vendimi i UEFA-s:

– Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve

– Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarre

– Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve

– Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje të tifozëve në fushë të lojës

Leave a Reply