Voska Sport angazhon portierin shkupjan, Jonuzi!

Voska Sport ka angazhuar portierin shkupjan, Nuhi Jonuzi, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë nga Pozhierani në Kosovë, njofton “infOSport.mk”.

Kontrata me të është një vjeçare, ndërsa i njëjti do të rris konkurrencën në portë. Jonuzi, është një prodhim i shkollës së FC Shkupit, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe me Veleshtën dhe Korabin.

Jonuzi pritet të jetë një konkurrencë e vërtetë për Valon Nezirin, i cili gjithashtu iu bashkua skuadrës së Voska Sport gjatë kësaj merkatoje, duke ardhur nga rradhët e Besës së Dobërdollit. (infOSport.mk)

Leave a Reply