Sheji flet në prag të ndeshjes me Makedonija Gj.P: Ta hapim sezonin me fitore

Pas disfatës nga Shamrok, FC Shkupi tashmë gjithë vëmendjen do ta përqëndroj në kampionat. Në të dyja ndeshjet ndaj kampionëve të Irlandës, mbrojtësi i krahut të majtë, Blerton Sheji, thotë se FC Shkupi ishte penalizuar për shkak shumë arsyeve, por gjithsesi se ajo tashmë i takon së kaluarës dhe se skuadra “bardheblu” tashmë gjithë fokusin do ta ketë në kampionat dhe ndeshjen ndaj Makedonija GJ.P.

“E di që skuadra mysafire ka disa futbollistë të shkëlqyer në formacion dhe nuk do të jetë e lehtë, ne për këtë ndeshje jemi stërvitur maksimalisht dhe duam të nisim sezonin me fitore”, – deklaroi Blerton Sheji.

Ndeshja FC Shkupi – Makedonija GJ.P zhvillohet sot duke filluar nga ora 17:00 në stadiumin e Çairit. (infOSport.mk)

Leave a Reply