Besir Demiri në prag të ndeshjes, Shkëndija-FC Shkupi: Le të fitojë futbolli!

Vetëm edhe pak minuta kanë mbetur deri në fillimin e takimit derbi midis Shkëndijës dhe FC Shkupit, ndërsa për të njëjtën me një mesazh mjaft të bukur ka ardhur futbollisti i skuadrës shkupjane, Besir Demiri. “Le të fitojë futbolli”, ishte fjalia e tij përmbyllëse e deklaratës së dhënë për faqen zyrtare të FC Shkupit, skuadër kjo që në 4 ndeshjet e fundit në Tetovë nuk njeh disfatë përballë Shkëndijës.

“Për ne kjo është një ndër ndeshjet më të rëndësishme në kampionat. E dimë cilësinë e Shkëndijës, por Shkupi është kampion dhe sigurisht se në çdo ndeshje futet për fitore. Do të duhet të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive, pasiqë tani kemi kaluar krizën pas dy fitoreve ndaj Rabotniçkit dhe Bellasicës. Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur fer dhe korrekte si dhe me tifozë! Në fund le të fitojë futbolli” – është shprehur Besir Demiri për faqen zyrtare të FC Shkupit, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës.

Leave a Reply