Formacionet zyrtare, Shkëndija – FC Shkupi

Pas pak në stadiumin e qytetit në Tetovë do të startojë derbi i madh shqiptarë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit. Kjo ndeshje pritej me pa durim nga tifozët vendas dhe publiku tetovar, mirëpo kushtet klimatike dhe shiu i pandalshëm mund të ndikojnë në numrin e tifozëve të pranishëm në stadium, aty ku megjithatë pritet të ketë një atmosferë të zjarrtë.

Në bankinën e Shkëndijës sot do të debutoj për herë të katërt si kryetrajner i Shkëndijës, legjenda Qatip Osmani, i cili nuk është se ka bëërë ndryshime të mëdha në rradhët e Shkëndijës, duke zgjedhur skemën 4-3-3, ndërsa në anën tjetër Sedloski si armën kryesore në sulm do ta ketë nigerianin, Sandej Adentunxhi, i cili do të ketë ndihmën e Renaldo Cefas, duke mos harruar këtu edhe dy fantazistët që qëndrojnë para tyre, Fredy Alvarez dhe Inasio Kueven.

Ndeshja derbi e javës së 8-të në Ligën e Parë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit starton në ora 15:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply