Ballkani e mbyll aventurën europiane, por me kokën lartë!

Ballkani i ka dhënë fund aventurës evropiane me ndeshjen e sotme që e zhvilloi në Rumani ndaj skuadrës së CFR Kluzh, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e Kosovës u mund 1:0 në këtë transfertë, në të cilën edhe njëherë tjetër dëshmoi nivel të lartë, madje në pjesën e dytë e detyroi kundërshtarin të mbyllët dhe të mbrohet për gati 45 minuta.

Golin e vetëm ekipi vendas e realizoi gjatë pjesës së parë, kur edhe humbi një penalti, të cilën në dy raste e ekzekutoi Ciprian Deac, mirëpo në të dyja rastet portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri doli fitues. Ndryshe autor i golit të fitores për Kluzh në këtë ndeshje ishte ganezi Nana boateng në minutën e 17-të.

Ndërkohë nësë ju referohemi të dhënave statistikore, ata flasin për një Ballkan që emitoi Barcelonën, duke kontrolluar topin në 74% të kohës, krahasuar me 26% nga kundërshtari.

Megjithatë statistikat janë vetëm numra dhe si të tillë mbetën, teksa Ballkani e mbyll debutimin në Ligën e Konferencës me një fitore dhe një barazim si dhe 4 disfata.

Në grupin “G” Ballkani u rendit në poziutë e fundit me 4 pikë të tubuara, por vlen të theksohet ajo fitore e madhe në tokë turke ndaj Sivaspor, skuadër kjo që në fund u pozicionua si e para në grup me 11 pikë, një më shumë se Kluzhi i vendit të dytë. Që të dyja këto skuadra në këtë mënyrë siguruan një vend për në fazën e eliminimit në kompeticionin më të ri të UEFA-s në nivel klubesh. (infOSport.mk)

Leave a Reply