Super gjest i drejtuesve të Shkëndijës, mjetet e grumbulluara nga ndeshja me Ak.Pandev shkojnë për “Ballistët” dhe 30-vjetorin e tyre

Shkëndija të dielën në Tetovë përballet me Akademia Pandevin në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Kuqezinjtë” janë tre pikë larg kreut të renditjes tabelare që kryesohet nga Struga Trim Lum. Në këtë drejtim e vlerës kapitale është mbështetja nga publiku dhe skuadra pret që si gjithmonë edhe tani nga tribunat të vijë forca shtesë që do shtyjë ekipin drejt triumfit.

Duke pritur shumë spektatorë dhe duke ditur se afron dita e festës 30-të vjetorit të themelimit të grupit të tifozëve “Ballistët”, është vendosur që mjetet e  grumbulluara nga shitja e biletave për ndeshjen me Akademia Pandev, të ju dedikohen atyre në mbulimin e harxhimeve të kremtimit të përvjetorit të armatës së tifozerisë së klubit (26 nëntor, Pallati i Kulturës në Tetovë).

Me këtë rast, drejtuesit e Shkëndijës bëjnë thirje që sa më shumë spektatorë të vijnë të dielën në tribunat e stadiumit në Tetovë, kjo pasi të gjitha mjetet nga shitja e biletave do të shfrytëzohen për festën e 30-të vjetorit të “Ballistëve”.

Leave a Reply