E BUJSHME: Asllani drejt transferimit te Milani?

Kristjan Asllani u transferua me bujë te Interi në merkaton e verës, por ka gjetur pak hapësira dhe për këtë arsye mund të ndryshojë skuadër.

Me Mkhitaryan dhe Brozovic si zgjedhje të Inzaghit, talenti shqiptar duhet t’i shikojë ndeshjet nga stoli dhe për këtë arsye, mund të transferohet në një ekip tjetër.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar pëlqehet shumë nga Milani, me Paolo Maldinin, që tentoi ta transferonte në verë, kur ishte pjesë e Empolit.

Arritja e një marrëveshje mes rivalëve të qytetit nuk do ishte e lehtë, por Interi mund të pranojë ta shesë për rreth 15 milionë euro, pak më shumë nga shuma që e bleu prej Empolit në verë.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Paulo Maldini, me drejtorin sportiv të Milanit që sheh tek Asllani përforcimin ideal për mesfushën. Në fakt, Maldini e kërkoi Asllanin edhe gjatë merkatos së verës, përpara se ish mesfushori i Empolit të zgjidhte Interin.

“Corriere dello Sport”, shton se në garë për të siguruar shërbimet e Asllanit po ashtu janë edhe Lacio dhe Fiorentina, dy ekipet që u interesuan për të edhe gjatë verës.

Leave a Reply