SuperKupa e Kosovës do luhet në Turqi!

Finalja e SuperKupës së Kosovës midis Ballkanit dhe Llapit do të luhet me 21 janar në Antalia të Turqisë, raporton “infOSport.mk”.

Kështu ka vendosur Federata e Futbollit të Kosovës, duke pasur parasysh se në këtë periudhë që të dyja këto skuadra do të zhvillojnë fazën e përgatitjeve në qytetin bregdetar turk.

Kujtojmë që për herë të parë finalja e Superkupës së Kosovës në Antalia ishte zhvilluar dy vite më parë mes Prishtinës dhe Dritës.

Leave a Reply