Partizani i ka vënë syrin Cakes së Shkëndijës

Klisman Cake shumë lehtë mund të ndodhë që të largohet nga Shkëndija gjatë këtij afati kalimtarë.

Sipas “Panorama Sport”, Cake është i zgjedhuri i Partizanit për qendrën e mbrojtjes.

I njëjti burim mëson se lojtari dëshiron të largohet nga Shkëndija për shkak të minutave të pakta dhe drejtuesit e të kuqve e pëlqejnë të riun.

Palët thuhet se kanë një akord paraprak, ashtu që shumë shpejtë pritet të konfirmohet edhe teksa me ndarja me ekipin tetovar.

23- vjeçari është lojtar i dalë nga akademia e Tiranës, teksa shpërthimin e pati te Struga Trim Lum, te e cila skuadër mahniste me golat e shënuar në stilin “alla Kuarezma”.

Leave a Reply