Tragjedi e re në Turqi: Një tjetër futbollist dhe dy trajnerë gjenden të vdekur nën rrënoja

Tërmetet shkatërruese që morën jetën një numri të madh njerëzish në Turqi dhe Siri kanë goditur rëndë edhe sportin, pasi të vdekur kanë mbetur edhe sportistë të njohur, ndërsa disa prej tyre ende janë në kërkim.

E gjithë Turqia u trondit nga rasti i portierit të Malatyas, Ahmet Eyup Turkaslan, trupi i të cilit u gjet në rrënoja të martën.

Por, për fat të keq, ky nuk është rasti i vetëm, pasi ka qenë vetë Federata e Futbollit të Turqisë, që gjatë ditës së sotme ka njoftuar vdekjen e një tjetër futbollisti dhe dy trajnerëve.

Bëhet fjalë për futbollistin e skuadrës së Kahramanmaras Istiklalspor, Hakan Dogan, si dhe për trajnerin e fitnesit të skuadrës së Iskenderunspor, Ibrahim Halil Olmez, si dhe për trajnerin e kategorive të reja të Şanlıurfa, Mustafa Abak, i cili kishte mbetur i vdekur nën rrënoja bashkë edhe me gruan e tij, Hatzer Abak.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 11,200 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri ndërsa shifrat, për fat të keq, në vazhdimësi po rriten.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply