Nesër Struga dhe Voska zhvillojnë gjeneralen para startit të stinorit pranveror

Dy skuadrat fqinje, Struga Trim Lum dhe Voska Sport, njëra nga Struga, e tjetra nga Ohri, që pretendojnë titujt kampion në të dyja garat (Liga e Parë dhe Liga e Dytë), të shtunën në Ohër do të zhvillojnë gjeneralen para startit të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum aktualisht po përgatitet në Strugë, ku po zhvillon fazën e fundit të përgatitjeve, teksa fazën kryesore e zhvilloi në Antalia të Turqisë, aty ku edhe zhvilloi plotë 5 ndeshje miqësore.

Në anën tjetër Voska Sport përgatitjet i zhvilloi në Ohër, aty ku edhe zhvilloi pjesën më të madhe të ndeshjeve kontrolluese, teksa nesër do të zhvillojë edhe gjeneralen ndaj Struga Trim Lum, që në Turqi nga gjithsej 5 ndeshje regjistroi 1 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata. Ekipi strugan para udhëtimit për në Turqi kishte luajtur edhe një miqësore ndaj ekipit të Ohrid Lihnidos, në të cilën kishte realizuar fitore 2:1.

Sa u përket ndeshjeve të Voska Sport, skuadra e Berat Imerit nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara, regjistroi 3 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë, edhe atë në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit (0:4), derisa kishte shënuar fitore përballë skuadrave si KF Arsimi (2:1), Bregallnica (3:0) dhe Pobeda (1:0).

Barazimin e vetëm Voska Sport e regjistroi përballë Shkëndijës së Tetovës që në ndeshjen e parë.

Pas gjithë këtyre ndeshjeve të dyja skuadrat nesër do të testohen për herë të fundit para startit të sezonit pranveror, ku të dyja skuadrat futen me ambicie të larta. Struga Trim Lum si kampione e vjeshtës pretendon që edhe në fund të pozicionohet në vendin e dytë, ndërkohë Voska Sport në konkurrencë edhe me Gostivarin dhe Vardarin, do të tentojë dy pozitat e para në Ligën e Dytë, që sigurojnë një vend për në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply