Ndeshjet e Ligës së Parë dhe të Dytë nisin me nga një minutë heshtje për nder të viktimave në Turqi

Këtë fundjavë në vendin tonë edhe zyrtarisht nisin ndeshjet e stinorit pranveror  në të dyja ligat futbollistike njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum që u shpall kampione e vjeshtës në Ligën e Parë, pjesën pranverore do ta nis me transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, ndërkohë kampioni vjeshtorë i Ligës së Dytë, Gostivari, misionin për inkuadrim në mesin e më të mirëve do ta fillojë me ndeshjen si vendas kundër Lokomotivës.

Të gjitha ndeshjet në këto dy gara, me vendim të Komisionit të Garave pranë FFM-së, do të fillojnë me një minutë heshtje, në shenjë respekti për viktimat në Turqi dhe Siri, që humbën jetën pas një tërmeti katastrofik që goditi këto dy vende tashmë 10 ditë më parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply