E bujshme, pas Rashicës, Galatasarajit i bashkohet edhe një tetovar!?

Galatasaraji ka piketuar futbollistin shqiptarë me origjinë nga Tetova, Valon Et’hemin, i cili aktualisht ëshët pjesë e skuadrës së Istanbulspor në elitën e futbollit turk, përcjellë “infOSport.mk”.

Sulmuesi nga Pallatica e Tetovës, po shkëlqen këtë edicion me Istanbulsporin, për të cilën skuadër në 23 ndeshje ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime. Et’hemi rezulton golashënuesi më i mirë te Istanbulspori, duke lënë pas vetes një tjetër shqiptarë, Jetmir Topallin, që ka shënuar 7 gola.

Pikërisht golat e tij, por edhe progresi që ka bërë që nga transferimi i tij në futbollin turk, ka zgjuar interesimin e gjigandëve të Galatasarajit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat raportojnë se trajneri Okan Buruk ka kërkuar pikërisht sulmuesin 25-vjeçar nga Tetova, për të zëvendësuar Kerem Akturkoglu, i cili duket se do të largohet në fund të sezonit nga rradhët e Galatasarajit.

Et’hemi, që iu bashkua Istanbulsporit nga Kukësi në verën e vitit 2021, me ekipin e Istanbulspor ka kontratë deri në verën e vitit 2025, megjithatë i njëjti mund të largohet për shifrën e 1.8 milionë eurove, nëse klubi i tij aktual nuk ia del të mbijetojë në elitën e futbollit.

Nëse transferimi realizohet me sukses, atëherë mund të flitet vërtetë për një hap të madh në karrierën e Et’hemit, që pas Superligës Turke, do të ketë mundësinë të tregojë cilësitë e tij edhe në kompeticionet europiane.

Aktualisht Et’hemi qëndron në Shkup dhe po stërvitet me përfaqësuesen e Maqedonisë në prag të sfidës së parë të muajit mars kundër Maltës, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. (infOSport.mk)

Leave a Reply