Vjen ndryshimi i madh në futboll!

Dëshira e trajnerëve të futbollit u plotësua.Prej kohësh skuadrat mund të kryejnë pesë zëvendësime gjatë një ndeshje, dy më shumë sesa zakonisht. Por, tani duhet zgjidhur një tjetër problem që lidhet me vonesat gjatë kohës së ndërrimeve, sidomos në minutat e fundit.

Në MLS, kampionatin amerikan të futbollit, duan të minimizojnë sa më shumë kohën e humbur gjatë zëvendësimeve.

Drejtuesit e futbollit të SHBA-ve kanë vendosur të bëjnë diçka në këtë aspekt. MLS njoftoi se do të aplikohet në MLS Next Pro “Rregullin e Kohës së Zëvendësimit”.

Rregulli është i qartë: një lojtar që ndërrohet ka 10 sekonda kohë për të lënë fushën e blertë.Nëse jo, atëherë skuadra e tij do të vijonte lojën me dhjetë futbollistë për të paktën 60 sekonda.

Leave a Reply