Makedonija GJ.P fiton rivalët lokal të Rabotniçkit (VIDEO)

Makedonija GJ.P ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në futbollin vendor, teksa sot mundi Rabotniçkin në ndeshjen e parë të javës së 25-të, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e tretë nga gjithsej 7 ndeshje për skuadrën nga Gjorçe Petrovi gjatë stinorit pranveror.

Fitoren e “verdhekuqve” nga Gjorçe Petrovi e paralajmëroi Esmin Liçina në minutën e 24-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Samake nga gjuatja e lirë.

Mirëpo gëzimi i futbollistëve vendas nuk zgjati shumë, pasi falë një perle të struganit Atdhe Mazari, Rabotniçki arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Golin e fitores Makedonija GJ.P e gjeti në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 73-të, kur rezervisti Filip Aleksovski nga afërsia arriti që të mposhtë vëllain e tij, Igor Aleksovskin, duke i siguruar fitoren e 8-të sezonale skuadrës nga Gjorçe Petrovi.

Pas 25 xhirove, Makedonija GJ.P numëron 32 pikë, duke u renditur në pozitën e 6-të, ndërkohë Rabotniçki mbetet në pozitën e 8-të me 24 pikë.

E diela sjellë edhe 4 takimet e fundit të kësaj xhiroje, ku spikat ndeshja në Strugë midis liderit aktual Struga Trim Lum dhe Akademia Pandev. (infOSport.mk)

Leave a Reply