Mujezinoviç dhe Shkëndija ndajnë rrugët

Mesfushori boshnjak Mustafa Mujezinoviç nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës pasi klubi dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin me konsesus.

30 vjeçari Mujezinoviç skuadrës së Shkëndijës iu bashkua janarin e këtij vit inga rradhët e Novi Pazar, ndërsa edhe pse kishte kontratë deri qershorin e vitit 2024, i njëjti vendosi që të ulet në tavolinën e bisedimeve për të shkëputur kontratën para kohe.

Mujezinoviç me Shkëndijën regjistroi vetëm 11 ndeshje, duke regjistruar 1 gol dhe 1 asistim. Me largimin e boshnjakut happen dyert për prurje të reja te Shkëndija, që ditë më parë emëroi për kryetrajner, Ardian Nuhiun. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply