
Drejtuesit e Gostivarit ende nuk janë aktivizuar në merkato, mirëpo kjo nuk do të thotë që ata po rrijnë duarkryq.
Informacione pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se skuadra që edicionin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, përveç ish futbollistit të Shkëndijës, Xhelil Abdulla, ka angazhuar edhe dy futbollistë tjerë të skuadrës tetovare.
Fjala është për mesfushorin Mustafa Mujezinoviç dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Mihail Manevski, i cili edicionin e fundit në formë huazimi luajti te skuadra e Sileksit.
24-vjeçari me fanellën e Sileksit luajti në 23 ndeshje, duke bërë edhe 3 asistime, ndërsa i njëjti pritet që të rris konkurrencën në krahun e majtë të mbrojtjes te Gostivari, aty ku me mjaft sukses në ndeshjet e Ligës së Dytë u paraqit, Fisnik Zuka.
Manevski te skuadra e Gostivarit transferohet si agjent i lirë, pasi kontrata me Shkëndijën i skadon me 15 qershor, njëjtë sikurse dhe Mujezinoviç, i cili gjatë ditës së sotme prishi kontratën me “kuqezinjtë”, që ishte valide deri verën e vitit 2024.(infOSport.mk)