Greku Postecoglou emërohet trajner i ri i Totenhamit

Totenhami edhe përfundimisht ka zgjedhur çështjen e trajnerit, pasi edhe zyrtarisht emëroi grekun Ange Postecoglou si trajner të ri të skuadrës.

Pas shkarkimit të Antonio Kontes në mes të sezonit, “Spërsat” vendosen ta përfundojnë edicionin me ndihmësin e tij Kristian Stellini, të cilin gjithashtu e shkarkuan disa ndeshje para fundit të sezonit 2022/23.

Ange Postecoglou është rritur në Australi dhe ka edhe nënshtetësi australiane, pasi ka luajtur me këtë kombëtare dhe për një kohë ka qenë trajner i tyre.

“Tani që sezoni dhe të gjitha garat e kupave vendase kanë përfunduar, ne jemi të lumtur të njoftojmë emërimin e Ange Postecoglou si trajnerin tonë të ri të ekipit të pare. Duke u bërë australiani i parë që menaxhon në Ligën Premier, Ange do të na bashkohet më 1 korrik me një kontratë katërvjeçare”, – thuhet në njoftimin e Tottenhamit

Ndryshe, Postecoglu vjen te Tottenhami pasi fitoi tre trofetë e mundëshëm me Selltikun në Skoci: titullin, kupën dhe Superkupën e këtij viti.

Leave a Reply