Struga Trim Lum mbylli bashkëpunimin me dy futbollistë!

Vijnë largimet e para nga rradhët e skuadrës kampione të Struga Trim Lum. Këta të fundit përmes faqes së tyre zyrtare kanë bërë të ditur se kanë përfunduar bashkëpunimin me dy futbollistët nga Shqipëria, Miklovan Pere dhe Arbi Pengu, përcjellë “infOSport.mk”.

Që të dyve ju ka skaduar kontrata, ndërsa  palët si duket nuk kanë shprehur gatushmëri për vazhdim të bashkëpunimit.

Pere te Struga Trim Lum erdhi qershorin e vitit 2021 nga rradhët e Dinamo Tiranës. Ai me fanellën “bardhekuq” zhvilloi gjithsej 46 ndeshje, 23 prej të cilëve edicionin e fundit, duke u bërë pjesë e historisë së skuadrës strugane, që u shpall kampion i Maqedonisë.

Sa i përket Pengut, ky i fundit te skuadra strugane erdhi shtatorin e vitit 2022 nga KF Pogradeci, mirëpo duke mos arritur të lëjë gjurmë. 20-vjeçari Pengu këtë edicion, regjistroi vetëm dy paraqitje, (ndaj Akademia Pandev 3:1 dhe Bregallnicës 3:0), duke u bërë kështu pjesë e historisë së klubit buzë liqenit, që për herë të parë në histori ngriti lartë trofeun e më të mirit në futbollin vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply