Me ide të qarta për atë që kërkohet nga ai dhe klubi, mbrojtësi shkupjan, Mevlan Adili nuk fsheh kënaqësinë që firmosi me Shkëndijën për herë të tretë në karrierën e tij. Mbrojtësi shkupjan, i cili së fundmi ishte pjesë e KF Bylisit në Shqipëri, beson se me punë dhe përkushtim nga të gjithë, ekipi kuqezi do të ngritet në lartësinë e duhur në periudhën që pason.
“Mendoj që e njoh shumë mirë ambientin dhe e di mjaft mirë se çka kërkon ky klub dhe shpresoj që të realizojmë objektivat, pasi dy vitet e fundit ka munguar titulli. Shpresoj që këtë sezon, me angazhimin e gjithë çunave e të tjerëve në klub të arrijmë objektivin.“ – u shpreh Adili.
Mes shumë ofertave që nuk munguan në adresë të Adilit, sidomos nga Superliga shqiptare, mbrojtësi shkupjan megjithatë vendosi ti thotë “PO”, Shkëndijës.
“Të them të drejtën, gjithmonë e kam pas me dëshirë këtë klub. Edhe kur jam larguar nga Shkëndija më ka lënë përshtypje të mirë, sepse janë disa gjëra që janë shumë të rregulluara këtu. Në lidhje me vendimin ka rëndësi edhe fakti se kryesia tregoi vlerësim për mua dhe pas bisedimeve korrekte jam shumë i lumtur që arritëm akord. Besoj se edhe unë do të jap maksiumin për këtë klub.“ – deklaroi Adili, i cili habiti me optimizmin e tij, ndoshta pak edhe të tepruar, duke kërkuar titullin kampion që në edicionin e ri, ku gjithashtu besonn se mund të luajnë edhe në Ligën e Konferencës.
“Unë vij te Shkëndija për sukseset e radhës. Për të dalë kampion me Shkëndijën dhe nuk kam dyshim se do ja dalim. Shpresoj që me ndihmën e Zotit të ndodh një mrekulli dhe të futemi në grupet e garave të Evropës, qoftë këtë vit në Ligën e Konferencës, apo në të ardhme në Liga Europa” – përfundoi intervistën e tij për kanalin zyrtarë të klubit tetovar, Mevlan Adili, i cili gjatë karrierës së tij në Ligën e Parë numëron gjithsej 84 ndeshje, 31 prej të cilëve me Shkëndijën. (infOSport.mk)