KF Gostivari vazhdon bashkëpunimin me 12 futbollistë

Pas shumë largimeve nga rradhët e Gostivarit, drejtuesit e kësaj skuadre kanë njoftuar edhe për rinovimin e kontratave me plotë 12 futbollistë, që ishin pjesë e suksesit të madh, inkuadrimit në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Përmes faqes së tyre zyrtare, ata kanë bërë të ditur se kanë vazhduar bashkëpunimin me futbollistët në vijim, Rejjan Abazi, Emran Ramadani, Bujar Abazi, Andrej Kirovski, Fisnik Zuka, Amir Jashar, Rinor Ajdinim Fahrudin Djurdjeviç, Rüştü Jonus, Stojan Stojçevski, Gjorgi Tanushev dhe Enis Dervishi.

Të gjithë këta futbollistë do të jenë në disponim të trajnerit Murat Daban, i cili morri besimin e drejtuesve për të udhëhequr Gostivarin në Ligën e Parë.

Skuadra nga Pollogu në mesin e më të mirëve në futbollin vendor rikthehet pas një dekade të plotë, ndërsa vlen të theksohet se sezonin 2022/23 në Ligën e Dytë e mbylli pa asnjë disfatë. (infOSport.mk)

Leave a Reply