FC Shkupi angazhon dy talent të rinj

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka angazhuar edhe dy futbollistë të rinj, duke çuar në 5 numrin e futbollistëve të transferuar deri më tani gjatë kësaj merkatoje, njofton “infOSport.mk”.

Emra të rinj te skuadra nga Çairi janë portieri David Denkovski dhe mbrojtësi Davor Serafimov. Denkovski vjen nga rradhët e Bregallnicës, derisa Serafimov nga rradhët e Vardarit.

Denkovski është një nga portierët më të talentuar të vendit tonë, i cili tani më sa vite është pjesë e të gjitha gjeneratave të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, U19, U20 dhe U21. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë portier i ekipeve të Vardarit, Akademija Pandevit, Pehçevës dhe së fundmi Bregallnicës. Pas vete ka edhe një titull të fituar të Kupës së Maqedonisë, si anëtar i Akademija Pandevit.

Sa i përket Serafimovit, ky i fundit karrierën e tij e kishte nisur me moshat e reja te ekipi i Metalurgut, që te Shkupi të vjen pas paraqitjeve shumë të mira me ekipin e Vardarit. Serafimov i cili luan në të gjitha pozitat e mbrojtjes, është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, U18 dhe U19.

Kujtojmë, më parë FC Shkupi ka angazhuar edhe Arbi Voshën, Hamza Ramanin dhe mbrojtësin sllovak, Mihael Pinter. (infOSport.mk)

Leave a Reply