Hadis Velii dhe Voska Sport vazhdojnë bashkëpunimin

Voska Sport dhe portieri Hadis Velii kanë arritur akord për vazhdimin e kontratës edhe për dy vite tjera, përcjellë “infOSport.mk”.

Lajmin e kanë konfirmuar nga klubi i Voska Sport përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook”.

Velii skuadrës së Voska Sport iu bashkua janarin e këtij viti, kur erdhi nga skuadra e Besës së Dobërdollit.

Ndryshe Velii gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe ngjyrat e dy skuadrave të mëdha tetovare, Shkëndijës dhe Renovës, ndërsa gjithashtu kishte mbrojtur edhe portën e Gostivarit dhe Vëllazërimit nga Kërçova.

Velii numëron plotë 111 paraqitje në Ligën e Parë të Maqedonisë, aty ku sezonin 2023/24 do të debutojë edhe me fanellën e Voska Sport. (infOSport.mk)

Leave a Reply