Armando Sadiku vazhdon karrierën në Indi

Armando Sadiku ditën e sotme është zyrtarizuar te skuadra e Mohun Bagan nga India e largët. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të nisë kështu një aventurë të re, teksa mbylli sezonin e kaluar te ekipi i Cartagena në Spanjë.

Skuadra indiane i ka bërë një prezantim fantastik elbasanasit, teksa nëpërmjet një video në rrjetet sociale paraqiten disa artikuj ku Sadiku është cilësuar “hero”, teksa mes rreshtave thuhet se ka shënuar mbi 150 gola në karrierën e tij,  ndërsa është një pikë referimi për kombëtaren shqiptare.

“Heroi juaj i ri është këtu” – ka shkruar shkurtimisht klubi krahas videos së postuar.

Nuk bëhen të ditura ende detajet e kontratës, por tashmë 32-vjeçari do të synojë të jetë protagonist në Indi me skuadrën e tij të re.

Në Indi e presin me optimizën lojtarin e kombëtares tonë, i cili me Catagenan këtë sezon arriti të shënonte 8 gola në 31 ndeshje.

Skuadra e re e Heroit të 2016 sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet “Play-Off-it”.

Leave a Reply