Nehar Sadiki nga Erzeni transferohet në një nga skuadrat e kryeqendrës shqiptare!

Nehar Sadiki duket se është kthyer në prioritetin kryesor të Dinamos së Tiranës në këtë merkato vere. Mbrojtësi kumanovar zhvilloi një sezon fantastik me Erzenin edicionin e kaluar në Superligën shqiptare, duke tërhequr kështu vëmendjen e skuadrave tjera.

Qëndërmbrojtësi do të ishte një vlerë e shtuar për  trajnerin Dritan Mehmeti në seszonin e ri, pasi lojtari pas eksperiencës me ekipin shijakas, e ka njohur mjaft mirë Superligën shqiptare, aty ku u transferua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Borecit.

Drejtuesit e Dinamos sipas informacioneve tonë do të tentojnë transferimin e 25-vjeçarit Sadiku që tani, duke shfrytëzuar njëkohësisht edhe kaosin që po mbizotëron te Erzeni.

Sadiku edicionin e fundit me Erzeinin luajti në 22 ndeshje kampionale, duke realizuar edhe dy gola. I njëjti ka shumë eksperiencë edhe në futbollin e Maqedonisë, aty ku numëron plotë 88 ndeshje, mes skuadrave si Rabotniçki dhe Renova, ndërsa vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor kishte luajtrur edhe me EuroMilkun dhe Milanon e Kumanovës.

Mbrojtësi kumanovar për një edicion të plotë, kishte provuar veten edhe në futbollin maltez, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Hamrun Spart. (infOSport.mk)

Leave a Reply