Bomba e Shaqirit që nuk duhet lëshuar! (VIDEO)

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka realizuar një tjetër gol në ligën amerikane, MLS.

Ai shënoi golin e tretë për Çikagon ndaj CF Montreal duke vulosur fitoren e ekipit me shifrat 3:0.

Paraprakisht kishin shënuar Brian Gutierrez (9’), Maren Haile-Selassie (11’), megjithatë goli i tretë i shënuar në minutën e 33-të nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ‘vodhi’ gjithë vëmendjen dhe i njëjti shumë shpejtë kishte pushtuar rrjetet sociale.

Shaqiri shënoi një supergol nga një distancë prej rreth 25 metrave, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për devijim.

Për djaloshin nga Gjilani, ishte ky goli i tretë këtë edicion, në të cilin ka regjistruar edhe 5 asistime. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply