Evropa sot “flet” shqip, 7 skuadra kërkojnë lavdinë në Ligën e Konferencës

Liga e Konferencës edhe zyrtarisht hap siparin për sezonin 2023-2024, shkruan “infOSport.mk”. Ky kompeticion na dhuron shumë ndeshje, e ku pjesa më e madhe nisi nga ora 17:00.

Vëmendja dhe interesi më i madh yni është tek ekipet shqiptare, e që vërtetë i kemi shumë në numër, pasi plotë 7 skuadra do të garojnë mbrëmjen e sotme.

Të parët që dalin në mejdan janë debutuesit e Egnatias, që në transfertë me fillim në ora 17:00 do të përballen me Ararat-Armenia.

Dy orë më vonë është Dukagjini i Kosovës, një tjetër debutues që do të presë në shtëpi FC Europa dhe FC Shkupi që do të sfidojë lituanezët e FC Hegelmann në transfertë.

Nga ora 19:30 në tapentin e gjelbërt larg Kosovës, do të zbresë skuadra e Gjilanit, që do të sfidojë ekipin e Niederkorn nga Luksemburgu.

Supersfida e ditës është ajo mes Tiranës dhe Dinamo Batumi. Kjo sfidë starton në ora 20:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në “Air Albania”, aty ku bardheblutë presin një përkrahje të madhe, por edhe një fitore ndaj gjeorgjianëve.

Në të njëjtën kohë në Shkup, në arenën ‘Todor Proeski”, Shkëndija e Ardian Nuhiut do të luaj me Haverfordëest nga Uellsi, ndërkohë mbrëmjen shqiptare në Ligën e Konferencës do ta mbyll Vllaznia që luan në transfertë ndaj irlandezëve të Linfildit me fillim në orën 20:45. (infOSport.mk)

Leave a Reply