Voska Sport fiton gjeneralen ndaj Fushë Kosovës

Voska Sport ka mbyllur me fitore gjeneralen ndaj skuadrës së Fushë Kosovës, duke e pritur kështu e gatshme sezonin debutues në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Deri tek fitorja skuadra e Voska Sport erdhi, falë golit të shënuar nga nigeriani Sikiru Olatunbosun në minutën e 43-të. Ishte ky goli i dytë për sulmuesin e krahut nga Nigeria, i cili skuadrës shqiptare nga Ohri, iu bashkua nga rradhët e Tuzla Spor.

Olatunbosun kishte shënuar edhe në ndeshjen debutuese ndaj Elbasan, të fituar 3:1 nga skuadra e Voska Sport, që javën e ardhshme, edhe zyrtarisht do të debutojë në elitën e futbollit vendor, me ndeshjen ndaj Shkëndijës së Tetovës.

Kujtojmë, gjatë fazës përgatitore, Voska Sport zhvilloi gjithsej 7 ndeshje, duke regjistruar 5 fitore dhe 2 disfata.

Leave a Reply