E bujshme, Ernest Muçi do të luajë në La Liga

Ernest Muçi është duke kaluar një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij. Ish-futbollisti i Tiranës arriti të shijonte edhe një gol me fanellën e Shqipërisë, teksa te Legia e Varshavës ka dhuruar jo pak spektakël.

Por tani ka ardhur koha që Muçi të provohet në elitën e futbollit europian, më konkretisht në La Ligan spanjolle.

Endi Tufa, gazetari i “Top Channel” raporton se ka bisedime intensive mes Selta Vigos dhe përfaqësuesve të lojtarit shqiptar. Sipas këtyre burimeve, thuhet që marrëveshja pritet të mbyllet me sukses dhe se Muçi së shpejti do të jetë pjesë e një ndër ligave më të fuqishme në Europë.

 

Leave a Reply