ZYRTARE, Ylber Ramadani transferohet në “Serie A”

Ka marrë fund telenovela Ramadani, me mesfushorin e Kombëtares që do të jetë zyrtarisht pjesë e Leçes në kampionatin italian. Vetë klubi i Serie A ka njoftuar paraditen e sotme akordin me klubin e Aberdinit për transferimin e Ramadanit.

Ish-mesfushori i Partizanit të Tiranës realizon kështu një ëndërr të madhe duke luajtur në një nga ligat më të forta në Europë.

Pasditen e sotme, Ramadani do të mbërrijë në Itali për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë me klubin italian.

“Leçe njofton se ka arritur marrëveshje me Aberdin për transferimin e lojtarit Ylber Ramadani. Lojtari shqiptar do të jetë në Leçe në orët e para të pasdites së sotme për t’iu nënshtruar analizave mjekësore”, shkruan klubi italian në komunikatën zyrtare.

Leave a Reply