LPFMV, Super Shkëndija dhe Voska fitojnë, FC Shkupi barazon

Janë mbyllur 5 takimet e javës së tretë në elitën e futbollit vendor, në të cilat u shënuan plotë 14 gola. Takimi më interesant që dhuroi më shumë gola, ishte ai në Ohër mes dy skuadrave të inkuadruara këtë edicion në Ligën e Parë, Voska Sport dhe Vardarit, në të cilën ndeshje skuadra vendase shënoi fitore 3:2.

Edhe pse kishte epërsi të sigurtë pas 3 golave të njëpasnjëshëm të Alen Jasharovskit, në fund Vardari rrezikoi fitoren e parë historike të skuadrës së Voska Sport, që në fund me plotë meritë iu gëzua kësaj fitoreje.

Fitore edhe për Shkëndijën, që luajti një pjesë të parë shumë të mirë, duke shënuar edhe golat, që erdhën pas aksioneve model.

Fillimisht Çinari shënoi në minutën e 24-të, pas super asistimit të Krasniqit, i cili dhuroi edhe një tjetër super asist në minutën e 37-të, këtë herë për Elezin, që në ato momente shënoi për 2:0. Golin e vetëm për vendasit e Tikveshit e realizoi Daniel Mojsov në minutat e fundit të pjesës së parë.

FC Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Sileksit në Çair, ndeshje kjo që në fund u mbyll me shifrat 1:1. Mbrojtësi sllovak Pinter në minutën e parë shtesë të pjesës së parë kaloi në epërsi “bardheblutë”, ndërkohë ato gjatë pjesës së dytë i ndëshkoi ish sulmuesi i tyre, Gjorgjievski.

Bregallnica regjistroi edhe fitoren e dytë si vendas këtë edicion, duke mundur këtë herë Gostivarin me rezultatin 2:1, ndërkohë po të njëjtën gjë bëri edhe Rabotniçki, që në duelin e skuadrave nga kryeqyteti, mundi Makedonija GJ.P me rezultatin 1:0. Autorë i golit të vetëm për “romantikët” në këtë ndeshje ishte Krste Vellkovski, që shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Java e tretë në elitën e futbollit vendor, mbyllet të hënën me ndeshjen Struga Trim Lum-AP Brera Strumica. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 3

Voska Sport 3:2 Vardari
Tikveshi 1:2 Shkëndija
FC Shkupi 1:1 Sileksi
Bregallnica 2:1 Gostivari
Rabotniçki 1:0 Makedonija GJ.P
Struga TrimLum 21.08 – 17:00h AP Brera

Leave a Reply