Duket se kërkesa e Federatës Shqiptare të Futbollit për pajisjen me pasaportë të lojtarëve kuqezi ka marrë më në fund zgjidhje. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka miratuar dhënien e shtetësisë shqiptare për 3 fubollistët: Arlind Rexhepi, Enis Asani dhe Edon Pruti.
Dekreti i presidentit Begaj është pasqyruar edhe në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi.
Lajm i mirë ky për seleksionuesin e kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, i cili në organikën e tij do të ketë në dispozicion 3 lojtarë shumë të rëndësishëm.
Kujtojmë që FSHF-ja doli me një reagim për shtyp ku kërkonte nga presidenti Begaj që të shqyrtonte kërkesat për pajisjen me pasaportë të lojtarëve të sipërpërmendur.
Të hënën, në datë 4 shtator, kreu i shtetit ka dhënë dekretin për të 3 futbollistët.